Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës ishte paraqitur si pjesë e Serbisë.

Ai vlerësoi reagimin qytetar dhe diplomatik , shkruan KosovaPress.

Postimi i plotë:

Lajm i jashtëzakonshëm!

Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Munich Airport ka korrigjuar paraqitjen e gabuar në reklamën e saj të fluturimeve të Air Serbia, ku Republika e Kosovës ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë.

Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.

Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen.

Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!

The post Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë! appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: