Presidenti francez Emmanuel Macron këtë të mërkurë doli për vrap në rrugët e Ankarasë përpara fillimit të ditës së dytë të Samitit të NATO-s.
Macron vrapoi në Parkun Segmenler në lagjen Cankaya të qytetit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe pothuajse të gjitha ambasadat e huaja.
I shoqëruar nga ekipi i tij i sigurisë, Macron përshëndeti kalimtarët gjatë vrapimit. Macron gjatë ditës së sotme është planifikuar të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe pritet të zhvillojë takime dypalëshe përpara se të përfundojë ditën me një konferencë për shtyp.
The post Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s, përshëndet kalimtarët appeared first on Euronews Albania.
