Autoritetet serbe kanë konfirmuar zyrtarisht një vatër të re dhe të madhe të ethes afrikane të derrave në rajonin e Vojvodinës. Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi tejet agresiv, ka nisur menjëherë procesi i asgjësimit të rreth 11 mijë krerëve.
Ministri serb i Bujqësisë, Menaxhimit të Ujërave dhe Pylltarisë, Aleksandar Martinoviç, deklaroi për televizionin publik RTS se prania e virusit është konfirmuar pas analizave të kryera në një fermë të madhe në fshatin Hrtkovci.
Sipas ministrisë, që nga dita e sotme ka nisur skartimi i planifikuar i pothuajse 11 mijë derrave, si pjesë e protokolleve të rrepta dhe masave të jashtëzakonshme për kontrollin dhe izolimin e shpërthimit të sëmundjes, e cila rrezikon të dëmtojë rëndë industrinë blegtoriale të zonës.
The post A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave appeared first on Euronews Albania.
