13-vjeçarja Helena Byberi, shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Basketbollistja 13-vjeçare Helena Byberi premton të jetë një talentet e basketbollit shqiptar.

Në FIBA U16 Women’s EuroBasket 2026 – Division C, zhvilluar në Maltë, ajo udhëhoqi Shqipërinë drejt medaljes së argjendtë dhe u përzgjodh në All-Star Five të kampionatit.

Helena e mbylli turneun si shënuesja më e mirë e gjithë kampionatit me mesatarisht 26.8 pikë për ndeshje dhe ishte ndër lojtaret më të mira edhe në vjedhjet e topit.

Gjatë fazës së grupeve ajo regjistroi mesatarisht 29.3 pikë dhe 6.0 vjedhje topi për ndeshje, duke qenë liderja absolute e Shqipërisë. Në finale ndaj Maltës realizoi 20 pikë dhe 9 kërcime.

Një paraqitje e jashtëzakonshme për një lojtare vetëm 13-vjeçare, që konfirmon potencialin e saj të madh për të ardhmen e basketbollit shqiptar.

The post 13-vjeçarja Helena Byberi, shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: