Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon ta bëjë ende dhe vetëm me fanellën e Milanit.

Në këto orë, në fakt palët janë duke diskutuar një akord të ri, pasi edhe vetë Amorim ditën e prezantimit të tij, kur tha se shpresonte që ta kishte në dispozicion.

Modric, pavarësisht se Milani nuk u kualifikua për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, ka krijuar një raport të shkëlqyer më klubin kuqezi dhe me qytetin e Milanos dhe edhe për këtë arsye ai ka vendosur që të përjetojë edhe një sezon të dytë në Serie A.

Dhe kështu, palët nisën të diskutojnë rinovimin e kontratës që tani duket se është gjithnjë e më pranë. Kjo edhe sepse Amorim e garantoi Modric se do të jetë në qendër të projektit të ri teknik.

Opsioni për të zgjatur kontratën deri në 2027 me të njëjtën shifër prej 3.5 milionë euro ishte në favor të mesfushorit por ajo skadoi në 30 qershor. Dhe tani agjentët e kroatit dhe Milani po diskutojnë për një kontratë të re vjetore duke i kushtuar shumë vëmendje bonuseve që lidhen me paraqitjet/minutazhin e futbollistit.

Në këtë pikë, mbetet vetëm të presim hedhjen e firmës së Modric në kontratën e re, që duket se është çështje e pak ditëve. Ndërkaq, mesfushori kroat është me pushime dhe pritet t’i bashkohet skuadrës në Australi ku Milani do të shkojë në fund të muajit për një turne veror.

The post Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: