U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gjyqtari holandez, Rob Dieperink, ka vdekur të hënën, disa javë pasi u përjashtua nga Kupa e Botës pas arrestimit të tij për sulm seksual ndaj një adoleshenti në Mbretërinë e Bashkuar.

Vdekja e 38-vjeçarit u konfirmua nga Federata Holandeze e Futbollit, e cila tha se ishte “e tronditur” nga lajmi.

Shkaku i vdekjes së gjyqtarit holandez nuk është zbuluar ende.

Arbitri u arrestua në prill për akuzat për sulm seksual ndaj një djali adoleshent në Londër. 

FIFA më vonë konfirmoi se Dieperink ishte hequr nga lista e saj e zyrtarëve të Kupës së Botës.

Holandezi kishte pretenduar se ishte “akuzuar gabimisht” dhe se ishte “i zhgënjyer” që kishte humbur Botërorin 2026.

The post U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: