L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga prapaskenat e eliminimit të Francës nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Spanjës.

Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, atmosfera në dhomat e zhveshjes së “Gjelave” gjatë pushimit mes pjesëve ka qenë e tensionuar, me Ousmane Dembelen që ka kritikuar ashpër shokët e skuadrës.
Raportohet se sulmuesi i Paris Saint-Germain ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si skuadra po ushtronte presion ndaj lojtarëve spanjollë, duke theksuar se mungesa e koordinimit në fazën mbrojtëse po i jepte kundërshtarit hapësira dhe avantazh në lojë.

Sipas medias franceze, reagimi i Dembeles nuk është pritur mirë nga disa prej bashkëlojtarëve, të cilët janë irrituar nga kritikat e tij. Debati ka rritur tensionet në dhomat e zhveshjes, ndërsa Franca kërkonte të gjente zgjidhje për të përmbysur rezultatin në pjesën e dytë.

Në fund, “Les Bleus” nuk arritën të ndryshonin fatin e sfidës dhe u eliminuan nga Spanja, ndërsa zbulimet e L’Equipe hedhin dritë mbi atmosferën e vështirë që mbizotëroi brenda skuadrës gjatë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të turneut.

The post L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: