Dy yjet e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi, janë gati të shkruajnë emrat e tyre në historinë e futbollit, përpara finales së Kupës së Botës që zhvillohet të dielën në New York.
Nëse aktivizohen me Spanjën në finalen e madhe, dy talentet e akademisë La Masia do të bëhen ndër lojtarët më të rinj që kanë luajtur ndonjëherë një finale të Botërorit.
Yamal, në moshën 19 vjeç e 6 ditë, pritet të kalojë rekordin e Kylian Mbappes dhe të renditet vetëm pas legjendave Pele dhe Giuseppe Bergomi për nga mosha në një finale të Kupës së Botës.
Sulmuesi i Barcelonës ka qenë një nga figurat kryesore të rrugëtimit të Spanjës në këtë turne, duke qenë titullar në shumicën e ndeshjeve.
Edhe mbrojtësi Pau Cubarsi, 19 vjeç, është pranë një rekordi të madh. Ai ka luajtur çdo minutë të turneut nën drejtimin e Luis de la Fuente dhe ka qenë pjesë e një mbrojtjeje që ka pësuar vetëm një gol.
Në rast triumfi ndaj kundërshtarit në finale, Yamal dhe Cubarsí do të bëheshin dy nga lojtarët më të rinj në histori që kanë ngritur trofeun e Kupës së Botës.
The post Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi pranë historisë në Kupën e Botës appeared first on Euronews Albania.
