Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos rëndë nga të shtënat e policisë dhe u dërgua në spital.
E gjitha filloi kur oficerët e policisë shkuan në një zonë industriale pas raportimeve për një ndërtesë në flakë. Ata u qëlluan me të mbërritur, sipas një deklarate të policisë. Oficerët iu kundërpërgjigjën zjarrit, duke plagosur personin e armatosur.
“Ky burrë u dërgua në spital dhe është plagosur rëndë”, thanë autoritetet.
“Një civil dhe një oficer policie që ishin në vendngjarje u goditën nga plumbat. Civili ka vdekur. Oficeri i policisë i plagosur është në gjendje të qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e policisë.
The post Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
