E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarët nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur 2 ditë më parë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hënë në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarët e Kosovës, të raportuar të zhdukur janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar rastin, ndërsa ka bërë të ditur se zhdukja e tyre është raportuar të shtunën, kanë raportuar mediat në Kosovë.

“Rasti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, kur në SPB Shkup është njoftuar për një veturë të markës ‘Mercedes’ me targa gjermane të përmbysur në këtë aks rrugor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Menjëherë pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur, një burrë dhe dy femra.

MPB ka bërë të ditur se vdekja e tyre është konfirmuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

MPB ka bërë të ditur se më herët, në orën 13:40, një shtetas i Kosovës kishte raportuar në Stacionin Policor Bit Pazar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta ishte realizuar më 18 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit.

The post E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarët nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur 2 ditë më parë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: