Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit. Ajo theksoi se seanca do të jetë në javën e parë të gushtit por shtoi se më saktësisht do të vendoset të premten.
“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, tha Haxhiu.
“Unë i kam mbështetur dhe i kam përshëndetur takimet që janë zhvilluar ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit aktual të Vetëvendosjes zotit Albin Kurti. Siç e dini i ka pas dy takime, njëra me PDK- në, tjetra me LDK-në.
LDK-ja i ka pezulluar takimet për shkak të zhvillimeve të brendshme. Natyrisht që unë nuk komentoj çështjet e brendshme të partive politike, por është shumë e rëndësishme që, sa më parë, këto takime të vazhdojnë në mënyrë që të vijim dhe arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit”, tha ajo.
Haxhiu tha se nuk ka ndonjë marrëveshje mes kryeministrit Albin Kurt e Lumir Abxhixhikut për formimi të institucioneve, përfshirë çështjen e presidentit.
“Nuk ka pasur marrëveshje. Po të kishte marrëveshje sigurisht që të të bënim publike. Në takim ka qenë Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave Murati, dhe në anën tjetër Abdixhiku dhe zonja Osmani Sadriu. Ka pasur diskutime për rrugën që do ta ndjekim përpara, por jo marrëveshje”, tha Haxhiu.
The post Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive appeared first on Euronews Albania.
