Mbrojtësi spanjoll, Marc Cucurella, ka mbajtur premtimin e tij dhe ka bërë një tatuazh të trajnerit Luis de la Fuente. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, u zbulua imazhi i zgjedhur për tatuazhin.
Në pamjet e shpërndara, Cucurella ka zgjedhur të bëjë tatuazh fytyrën e trajnerit teksa mban në duar trofeun e Kupës së Botës. Siç kishte premtuar, Cucurella e bëri tatuazhin në një zone që do të pikaset gjithmonë, në pjesën e prapme të krahut.
Joaquin Ganga ishte artisti i tatuazheve i zgjedhur nga Cucurella për të përmbushur premtimin. Artisti ka punuar tashmë me personalitete të tilla si LeBron James dhe reperi Drake.
The post Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës appeared first on Euronews Albania.
