Rrëzohet vinçi në një kantier ndërtimi në Prishtinë, humb jetën i riu. Plagoset një tjetër

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një person në të 20-at ka humbur jetën pas rënies së vinçit në një kantier ndërtimi në Prishtinë. Një tjetër person ka pësuar lëndime dhe po merr trajtim në Spitalin e Prishtinës.

Lajmin për një të vdekur e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat e lënduar nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë Pllana.

The post Rrëzohet vinçi në një kantier ndërtimi në Prishtinë, humb jetën i riu. Plagoset një tjetër appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: