Plani i Infantinos për FIFA-n nxit reagime të forta, UEFA dhe konfederatat kundër

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një plan i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për krijimin e një kompanie të re që do të menaxhonte garat kryesore të organizatës ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit. Sipas The Times, projekti parashikon investime të mëdha dhe deri në 35 milionë euro për secilën federatë për të siguruar miratimin brenda 53 ditëve.

UEFA, CONCACAF, AFC, klubet evropiane dhe sindikata e lojtarëve FIFPRO kanë kritikuar mungesën e konsultimeve dhe kanë kërkuar më shumë transparencë në proces. Ndërkohë, Franca ka thirrur një takim urgjent të vendeve evropiane, ndërsa Federata Çeke është ndër të paktat që ka shprehur mbështetje për projektin.

Pavarësisht presionit dhe kundërshtimeve në rritje, mbetet e paqartë nëse Infantino do të tërhiqet apo do të vijojë me planin e tij.

The post Plani i Infantinos për FIFA-n nxit reagime të forta, UEFA dhe konfederatat kundër appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: