Dua Lipa numëron orët deri në Sunny Hill Festival: Shihemi sonte, Prishtinë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë emocionet e saj në prag të nisjes së edicionit të shtatë të Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tregoi se mbrëmë vizitoi hapësirën e festivalit për të parë nga afër përgatitjet e fundit para nisjes së eventit.

Dua Lipa shprehu krenarinë për familjen e saj dhe gjithë ekipin që ka punuar për realizimin e festivalit.

“Jemi rikthyer! Nuk mund ta besoj se do ta nisim edicionin e shtatë të Sunny Hill Festival. Vizitova mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë gjithçka para se të nisë sot dhe jam jashtëzakonisht e emocionuar”, shkroi ajo.

Sunny Hill Festival nis sot në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 2 gusht, duke sjellë në skenë artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Dua Lipa është një nga emrat kryesorë të këtij edicioni, duke u rikthyer për të performuar para publikut vendas.

The post Dua Lipa numëron orët deri në Sunny Hill Festival: Shihemi sonte, Prishtinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: