“Kosova është Serbi”, tifozët e Partizanit të Beogradit provokojnë gjatë ndeshjes në Spanjë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një episod provokues është regjistruar në Spanjë gjatë ndeshjes mes Getafes dhe Partizanit të Beogradit, e vlefshme për Conference League, ku tifozët miq kanë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme thirrjet “Kosova është Serbi”.

Në stadium ishin të pranishëm rreth 6 mijë tifozë, ndërsa thirrjet politike të tifozëve serbë janë dëgjuar gjatë zhvillimit të takimit.

Ndërkohë, disa prej videove që kanë dokumentuar episodin gjatë ndeshjes Getafe-Partizan i Beogradit rezultojnë të paaksesueshme në Shqipëri dhe Kosovë.

Nuk është hera e parë që tifozët serbë përdorin thirrje apo mesazhe të tilla në stadiume gjatë ndeshjeve ndërkombëtare. Në të kaluarën, UEFA ka marrë edhe masa disiplinore ndaj klubeve për shfaqjen e mesazheve të tilla politike.

The post “Kosova është Serbi”, tifozët e Partizanit të Beogradit provokojnë gjatë ndeshjes në Spanjë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: