Vendosën eksploziv në një banesë në Lefkada të Greqisë, arrestohen 6 persona

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pesë burra dhe një grua, të gjithë shtetas grekë, janë arrestuar më 25 dhe 26 gusht 2026, në kuadër të një hetimi për formimin e një bande kriminale dhe shkelje të ligjeve për armët dhe eksplozivët.

Sipas policisë greke, operacioni për ekzekutimin e urdhër-arresteve u zhvillua në disa zona, përfshirë Pireun, Akarninë, Nikaian, Peramën, Aeginën dhe Agistrin.

Të arrestuarit dyshohet se, me role të ndryshme, kanë marrë pjesë më 23 janar 2026 në vendosjen dhe tentativën për shpërthimin e një pajisjeje shpërthyese të improvizuar në një banesë në Lefkadë. Pajisja nuk arriti të shpërthente.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu dy të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Malandrinos, një shtetas grek dhe një shtetas i huaj, të cilët dyshohet se kanë nxitur dhe organizuar këtë akt.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit kanë precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme, përfshirë trafikim droge, vjedhje, grabitje, dëmtim prone, dhunë në familje dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Të gjashtë të arrestuarit pritet t’u dorëzohen organeve kompetente të drejtësisë.

The post Vendosën eksploziv në një banesë në Lefkada të Greqisë, arrestohen 6 persona appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: