Peshëngritësi Rostami sjell medaljen e 9-të për Kosovën, në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Peshëngritësi Kianoush Rostami i ka fituar dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke e çuar në nëntë numrin e përgjithshëm të medaljeve të Kosovës në këtë garë.

Rostami fitoi medaljen e argjendtë në shkëputje, ndërsa të dytën në disiplinën e shkëputjes dhe shtytjes.

Peshëngritësi iranian mori pasaportën e Kosovës në mars të vitit 2025, ndërsa që nga korriku i po atij viti e përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare.

Nga nëntë medaljet e fituara nga Kosova në Taranto, dy janë të arta. Ato janë fituar në boks dhe karate nga Donjeta Sadiku dhe Islam Selmani.

The post Peshëngritësi Rostami sjell medaljen e 9-të për Kosovën, në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: