Aeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiçit, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, ateroi të enjten në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, raportoi Radio Televizioni i Serbisë.
Në aeroplanin që erdhi nga Haga ndodhej djali i Mlladiqit, Darko Mlladiç, mbesa Anastasija, Nenad Vujiq, si dhe dy bashkëluftëtarë të Mlladiçit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte thënë më herët se pret që djali i Mlladiçit “në ditët në vijim t’i njoftojë të gjithë për atë që dëshiron familja”.
Ai shtoi se shteti do të jetë i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe mbështetje tjetër, si dhe të ndihmojë në ruajtjen e rendit publik, paqes dhe sigurisë.
“Ne do të jemi këtu për të ofruar çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe mbështetjeje për të ruajtur rendin publik, paqen dhe sigurinë”, tha Vuçiç.
The post Aeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiç arrin në Beograd appeared first on Euronews Albania.
