Një kafene pranë shtëpisë së Kadri Veselit në Mitrovicë janë mbledhur disa dhjetëra persona teksa po ndjekin procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë. Bashkëfshatarë dhe banorë të tjerë të zonës po presin vendimin e Hagës ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së.
Ndër të pranishmit është edhe djali i xhaxhait të Kadri Veselit. Të gjithë po e presin me emocione për vendimin i cili pritet të jepet nga minuta në minutë.
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet të përcaktojë fatin e procesit gjyqësor që ka zgjatur për disa vite në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë përballur me akuza të pretenduar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat gjatë seancës u hodhën poshtë nga trupi gjykues.
The post Pranë shtëpisë së Kadri Veselit, qytetarët presin me emocione vendimin e Hagës appeared first on Euronews Albania.
