Të rinjtë udhëheqin përdorimin e IA, Kosova e 7-ta dhe Shqipëria e 11-ta në Europë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Shqipëria dhe Kosova jo thjesht po e përdorin IA, por po arrijnë ta përvetësojnë atë, duke e çuar më tej, me krijimin e videove, audiove, programimeve dhe jo thjesht analiza dhe krijim tekstesh.

Të dhënat e fundit të Anketës Europiane për Kushtet e Punës tregojnë se rreth 12% e punonjësve në BE përdorin IA gjeneruese në punën e tyre. Ndërkohë, Shqipëria është e 11-ta në renditje, me 18% të punonjësve që e përdorin atë, njësoj me Gjermaninë, Austrinë dhe Finlandën dhe pak më pak se Holanda me 19%.

Edhe Kosova nuk mbetet pas, duke u renditur e shtata, ku 20% e punonjësve përdorin inteligjencën artificiale gjeneruese, pas Luksemburgut (25%), Zvicrës (24%), Suedisë (21%), Norvegjisë (21%), Belgjikës (20%) dhe Danimarkës po me 20%.

Sa i takon vendeve të rajonit, kjo shifër është më e ulët, me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën që janë në fund të listës me rreth 3%.

Nga të dhënat, të rinjtë janë përdoruesit më të shumtë. Megjithatë, ekspertët shpesh kanë bërë thirrje për më shumë kujdes, pasi në disa raste përdorimi i IA mund të çojë deri në humbjen e vendit të punës, nëse nuk përdoret siç duhet.

The post Të rinjtë udhëheqin përdorimin e IA, Kosova e 7-ta dhe Shqipëria e 11-ta në Europë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: