Putin shpall armëpushim me Ukrainën më 8-9 maj

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar në një telefonatë homologun e tij amerikan, Donald Trump qëllimin e tij për të vazhduar me një armëpushim me Ukrainën përpara festave të Ditës së Fitores më 8 dhe 9 maj.

Sipas mediave ruse, presidenti rus mori vendimin për të shpallur një armëpushim dy-ditor përpara festimeve për përvjetorin e disfatës së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“Një armëpushim shpallet më 8 dhe 9 maj për nder të festimit të Fitores së popullit Sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike”, deklaroi ministria ruse e Mbrojtjes.

The post Putin shpall armëpushim me Ukrainën më 8-9 maj appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: