Vritet me thikë një person në Gjakovë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një person është vrarë me thikë në Gjakovë të martën. Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë, ndërkaq i dyshuari ndodhet në arrati.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, bazuar në hetimet fillestare dyshohet se rreth orës 02:20 pas një mosmarrëveshje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar nga një person, po ashtu i moshës madhore, i cili ndodhet në arrati.

The post Vritet me thikë një person në Gjakovë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: