Laçi shpallet kampion i Kategorisë së Parë, festë e madhe në qytet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një festë madhështore u organizua në Laç nga kryetarja e bashkisë, Majlinda Cara, për fitimin e titullit kampion të Kategorisë së Parë nga kurbinasit.

Laçi kthehet në Superligë me petkun e kampionit dhe entuziazmi ishte i madh në qytet. Kryetarja Cara i dha një dimension tjetër këtij suksesi, duke organizuar një festë të veçantë, ku prezent ishte edhe këngëtari Jozi Marku, për t’i dhënë ngjyra të tjera koncertit.

I gjithë ekipi i Laçit u ngjit në podium së bashku me kryetaren Majlinda Cara, e cila ngriti Kupën bashkë me kapitenin Kurti, mes një atmosfere elektrizuese.

“Moment krenarie. Mbrëmë në Laç nuk u festua thjesht marrja e një trofeu. Festuam për shpirtin e garës dhe për karakterin e një ekipi që nuk dorëzohet kurrë, që mund të ‘rrëzohet’, por di të ringrihet më i fortë. Festuam për tifozërinë. Festuam për qytetin. Drejt sukseseve të reja në Superligë”, shkruan kryetarja Majlinda Cara në profilin e saj zyrtar.

Laçi arriti një fitore emocionuese në Korçë, duke mundur 1-0 Skënderbeun me gol të kapitenit Arlind Kurti të hënën dhe u shpall kampion i Kategorisë së Parë.

The post Laçi shpallet kampion i Kategorisë së Parë, festë e madhe në qytet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: