Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Qeveria ka miratuar një vendim për subvencionimin e shoqërive të transportit publik, e cila është në mbështetje të operatorëve për përballimin e kostove të karburantit. Në lidhje me këtë, ministri Enea Karakaçi ka deklaruar se kjo masë parashikon kompensim për naftën në vlerën 50 lekë për çdo litër të konsumuar nga subjektet e transportit.

Ai theksoi se ky subvencion do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e kostove për operatorët dhe në stabilizimin e shërbimit të transportit publik.

“Sot kemi miratuar kompensimin me 50 lekë për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik qytetar dhe ndërqytetas. Këtë masë subvencionuese e fillojmë që në muajin mars. Ky subvencion do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e kostove për operatorët dhe në stabilizimin e shërbimit të transportit publik”, tha ai.

The post Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: