Turisti thyen rregullat në Romë, hidhet në Shatërvanin e Trevit! Gjobitet dhe i ndalohet hyrja në qytet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një turist nga Zelanda e Re ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve italiane pasi vendosi të thyente rregullat duke u hedhur në Shatërvanin e Trevit në Romë.

Në videot që po qarkullojnë në mediat sociale shihet turisti i cili nga distance niset të vrapojnë e më pas hidhet me not në shatërvan.

Ai është gjobitur pasi injoroi ndalimin për t’u zhytur në shatërvan. Pas hedhjes së tij në shatërvan autoritetet ndërhynë menjëherë. Për veprimin e tij, ai u gjobit me 500 euro dhe iu ndalua hyrja në qytet.

The post Turisti thyen rregullat në Romë, hidhet në Shatërvanin e Trevit! Gjobitet dhe i ndalohet hyrja në qytet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: