Këtë të mërkurë në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Egnatias.
Një përballje që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione të forta, teksa dy skuadrat do të ndeshen për të dytin vit radhazi në finalen e këtij kompeticioni.
Dinamo, e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, zbret në fushë si fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë dhe do të synojë të mbrojë trofeun. Për blutë, ky takim konsiderohet vendimtar, pasi ndryshe nga Egnatia, rruga drejt titullit kampion në “Final Four” shihet më e vështirë.
Nga ana tjetër, Egnatia vjen si një nga skuadrat më në formë të sezonit dhe kërkon të mbyllë me trofe një tjetër edicion pozitiv.
Kjo do të jetë përballja e 34-t në histori mes dy ekipeve. Në 33 ndeshjet e mëparshme, Egnatia numëron 16 fitore, Dinamo ka triumfuar në 7 raste, ndërsa 10 sfida janë mbyllur në barazim.
The post Dinamo dhe Egnatia ndeshen për trofeun e Kupës së Shqipërisë appeared first on Euronews Albania.
