“Renditja ishte e drejtë, por…”, gazetari: Fazën e fundit e fiton më i forti në tavolina

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gazetari sportiv Fatjon Baze, i ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews, ka analizuar sezonin në Kategorinë Superiore, duke u ndalur te zhvillimet e fazës finale të kampionatit si dhe te finalja e Kupës së Shqipërisë ashtu

Duke folur për kampionatin në tërësi, gazetari u shpreh se renditja finale pasqyron realitetin e fushës së lojës, por nuk kurseu kritikat për fazën e katërt të sezonit.

“Mendoj se renditja është e drejtë, secila skuadër ka marrë atë që ka merituar. Por faza e katërt, edhe pse u shoqërua me shumë polemika dhe akuza, duhet parë edhe me pak ironi, sepse gjithçka ishte një skandal,” tha ai.

Sipas tij, prej vitesh faza e fundit e kampionatit nuk vendoset vetëm në fushë.

“Prej vitesh nuk mbaj mend që faza e fundit e Superiores të jetë luajtur tërësisht me ndershmëri. Shpeshherë vendoset më i forti në tavolina, jo në fushën e lojës,” deklaroi Baze.

Ai vlerësoi gjithashtu Dinamon, duke theksuar se objektivi i saj sezonal është arritur, ndërsa Kupa do të ishte një “qershi mbi tortë” për klubin kryeqytetas.

“Dinamo ka pasur ulje-ngritje, por ka arritur objektivin kryesor që ishte Europa. Fitimi i Kupës do të ishte një bonus i madh. Kanë një trajner me eksperiencë që di të menaxhojë ndeshje të tilla,Finalja e mbrëmjes së sotme pritet të dhurojë emocione, pasi përballen dy ekipe që synojnë ta mbyllin sezonin me një trofe. Kemi një Egnatia me trajner të ri, Nevil Deden, dhe kjo është prova e parë reale e tij në stolin e rrogozhinasve. Them reale, sepse pavarësisht disa ndeshjeve të drejtuara më herët, sot shihet më qartë mënyra si do të funksionojë skuadra nën idetë e tij”, u shpreh Baze.

The post “Renditja ishte e drejtë, por…”, gazetari: Fazën e fundit e fiton më i forti në tavolina appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: