Të paktën dhjetë persona mbetën të plagosur pasi një makinë u përplas me këmbësorët në qendër të Modena, sipas gazetës italiane Il Giornale.
Sipas raportimeve, automjeti drejtohej nga një burrë 31-vjeçar. Gjatë arrestimit, ai dyshohet se tentoi të arratisej dhe goditi me thikë një person që kishte bllokuar rrugën e tij.
Autoritetet italiane po punojnë ende për të përcaktuar numrin e saktë të të lënduarve dhe rrethanat e incidentit.
Sipas Il Giornale, një nga viktimat ka humbur të dyja këmbët si pasojë e përplasjes së rëndë.
The post Makina përplas këmbësorët në Modena të Italisë, të paktën 10 të plagosur appeared first on Euronews Albania.
