Më quajtën “Sami Serbi” pushteti i Albin Kurtit! Lushtaku reagon: Më provokuan…

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetari i Komunës së Skënderaj, Sami Lushtaku ka reaguar mbi akuzat nga kryetari i Degës së Vetëvendosjes dhe zëvendësministri në detyrë i Financave, Hysni Mehani, se e ka sulmuar fizikisht.

Në “Review” me Greta Topjana, mësohet se Lushtaku pretendon se ngjarja ishte një inskenim ose provokim i qëllimshëm politik nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se ka një jetë të tërë në shërbim të Kosovës dhe sqaron se qytetarët dhe mbështetësit e tij nuk i tolerojnë më etiketat fyese që i bëhen.

Mesazhi i plotë i Sami Lushtakut:

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skënderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit, kurse tiketa si ‘Sami Serbia’, qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan.”

Pasi ka ndodhur incidenti, si kundërpërgjigje ndaj situatës dhe për të treguar mbështetjen e tij, Lushaku është pritur menjëherë nga qindra qytetarë në sheshin e Skënderajt.

The post Më quajtën “Sami Serbi” pushteti i Albin Kurtit! Lushtaku reagon: Më provokuan… appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: