Politologu Adri Nurellari ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për të mos e përfshirë Fatmir Limajn dhe subjektin e tij Nisma në listën e përbashkët zgjedhore, duke e cilësuar këtë qasje si të gabuar politikisht.
Sipas Nurellarit, politika duhet të fokusohet më shumë te e ardhmja sesa te përplasjet e së kaluarës, duke theksuar se bashkimi i forcave do të ishte më i dobishëm për zhvillimet politike në vend.
“Unë mendoj që do të ishte më e arsyeshme të mendohej për të ardhmen dhe jo për të kaluarën,” u shpreh ai.
Nurellari theksoi se në frymën e ribashkimit politik dhe tejkalimit të konflikteve të vjetra, do të ishte e natyrshme që edhe Limaj të ishte pjesë e një liste të përbashkët.
“Edhe pse Limaj ka dalë nga partia edhe është konfliktuar edhe është përplasur me PDK-në, sidomos gjatë vitit 2014 e po edhe më vonë, ky nuk është një argument për ta mbyllur.
Ne tashmë e kemi rikthyer në gjirin e PDK-së familjen e Jakup Krasniqit, e kemi pasur kandidat. Kështu që mendoja që në atë lloj fryme të ribashkimit edhe të lënies me një anë të të përplasjeve të mëparshme, do duhej që edhe Limaj të ishte pjesë.”
The post Nurellari: PDK duhet të përfshinte Fatmir Limajn në frymën e ribashkimit politik appeared first on Euronews Albania.
