Me sharrë elektrike nëpër rrugë, ndërhyn në kohë policia në Greqi! Detaje nga ngjarja

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një incident i rëndë është parandaluar këtë të dielë në fshatin Metoki të Greqisë, ku një burrë në po ecte dhe kërcënonte në rrugë me një sharrë elektrike në dorë.

Sipas informacioneve nga mediat greke, incidenti u raportua tek autoritetet nga banorët e fshatit. Mësohet se personi ishte i njohur për autoritetet pasi shpesh kishte shkaktuar probleme.

Pak kohë pasi u njoftuan autoritetet, në vendngjarje shkuan me nxitim forcat e policisë, të cilat arritën ta çarmatosnin dhe ta qetësonin personin e përfshirë në këtë ngjarje. Raportohet se nga kjo ngjarje nuk kapi të lënduar.

The post Me sharrë elektrike nëpër rrugë, ndërhyn në kohë policia në Greqi! Detaje nga ngjarja appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: