“Motivi i qytetit tim”, ekspozita që sjell shpirtin e Shkodrës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun Historik të Shkodrës u hap ekspozita personale e pedagoges së pikturës Erëmira Jahja, me titull “Motivi i qytetit tim – arti si urë mes brezave dhe kohëve”.

Në ekspozitë u prezantuan 20 tablo që pasqyrojnë Shkodrën në dimensione të ndryshme sociale dhe kulturore, duke sjellë një interpretim artistik të identitetit të qytetit.

“Punimet u pritën jashtëzakonisht mirë, sepse ishin gati dhe prisnin të shiheshin nga artdashësit përsëri, për herë të dytë, të tretë e më tej, sepse arti merr jetë vetëm atëherë kur shihet nga sytë e artdashësve. Ka mesazhe mikpritjeje, ruajtjeje të traditës dhe të këngës qytetare shkodrane që të mos harrohet.”

Ekspozita u vlerësua edhe nga drejtuesja e muzeut, e cila e cilësoi si një nismë të rëndësishme për afrimin e të rinjve me kulturën dhe traditat e qytetit.- tha Erëmira Jahja, autore e ekspozitës
“Është një aktivitet që sjell jo vetëm motive të qytetit, por edhe një afrim të kulturave dhe traditave me atë që e përfaqëson më së miri qytetin tonë, si në mendësi, kulturë dhe traditë.”- u shpreh Majlinda Laçaj, drejtuese e Muzeut Historik të Shkodrës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët edhe në ditët në vijim, duke ofruar një pasqyrim artistik të vlerave dhe identitetit kulturor të Shkodrës.

The post “Motivi i qytetit tim”, ekspozita që sjell shpirtin e Shkodrës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: