Filmoi lojtaret në dhomat e zhveshjes, trajneri çek i futbollit të femrave përjashtohet përjetë nga UEFA

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një trajner çek i futbollit të femrave, i cila filmoi fshehurazi lojtaret në dhomat e zhveshjes dhe në dush, iu përjashtua përjetë nga profesioni i tij me një vendim nga UEFA.

Petr Vlachovsky, ish-trajner te 1. FC Slovacko, u dënua vitin e kaluar në Republikën Çeke për filmimin e disa lojtareve gjatë një periudhe katërvjeçare. Ai mori një dënim me burgim me kusht prej një viti dhe një ndalim pesëvjeçar nga ushtrimi i profesionit të trajnerit në vend.

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s vendosi që Vlachovsky shkeli rregullat që mbulojnë sjelljen fyese ose të pahijshme. Ndalimi i përjetshëm u njoftua të martën.

UEFA gjithashtu kërkoi që FIFA të vendosë një ndalim ndërkombëtar për Vlachovskyn dhe i kërkoi federatës së futbollit të Republikës Çeke të revokojë licencën e tij të trajnerit.

“Ky rezultat dërgon një mesazh të fortë dhe të domosdoshëm se sjellja abuzive dhe e papërshtatshme nuk ka vend në futboll dhe se mbrojtja e mirëqenies së lojtarëve duhet të mbetet një përparësi në çdo nivel të lojës”, tha në një deklaratë FIFPRO, sindikata globale e lojtarëve.

Vlachovsky u arrestua në vitin 2023 kur autoritetet gjetën pamjet filmike në internet. Ai kishte drejtuar ekipin 1. FC Slovacko për gati 15 vjet. Ai kishte shërbyer gjithashtu si trajner i ekipit kombëtar të femrave nën 19 vjeç të Republikës Çeke.

The post Filmoi lojtaret në dhomat e zhveshjes, trajneri çek i futbollit të femrave përjashtohet përjetë nga UEFA appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: