Potesta e studentëve shqiptar, si do të mbrohet gjuha shqipe në Maqedoni

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në një lidhje live për Euronews Albania, ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Agim Nuhiu, foli mbi praktikat se si do të zgjidhet çështja e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë ngritur në protestë që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.

Sipas tij, tendencat për të bërë plotësim-ndryshime në ligjin për përdorimin e gjuhëve me shumicë prej 2/3 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut përbëjnë një tentativë për të ndryshuar standardin kushtetues të vendosur pas vitit 2001. Ai theksoi se çështja e gjuhës shqipe është tashmë e përcaktuar si standard kushtetues që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe është e rregulluar në sistemin juridik të vendit, duke shtuar se për këtë ligj nevojitet vetëm shumicë parlamentare plus Badenter, dhe jo shumicë prej dy të tretash në Kuvend.

“Unë pajtohem edhe me vlerësimin paraprak se kryeministri i vendit nuk ka mbajtur një qëndrim konsistent. Në fillim ai doli me deklaratën se studentët do të duhet edhe të japin provimin e gjuhës shqipe, pastaj doli me një deklaratë tjetër se ai do të mësojë edhe gjuhën shqipe.

Po dua të them që tendencat që të bëhet plotësim-ndryshimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve me 2/3-at në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është një tentativë për të goditur rendin kushtetues pas vitit 2001, i cili është krijuar si i tillë. Sepse me këtë ka për qëllim që të godasë këtë rend kushtetues, këtë standard kushtetues, për të lënë përshtypjen se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe nuk është standard kushtetues, por është çështje negocimi midis faktorëve politikë në kuvend.

Dhe nuk është nevojë e pastër juridike që ligji të plotësohet dhe të ndryshohet me 2/3-at e votave në kuvend, sepse ky ligj është standard kushtetues, buron nga Marrëveshja e Ohrit, tanimë e rregulluar në drejtësinë kushtetuese të Maqedonisë, dhe nevojitet vetëm shumicë parlamentare plus Badenter”, u shpreh ai.

The post Potesta e studentëve shqiptar, si do të mbrohet gjuha shqipe në Maqedoni appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: