Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e nga 100 eurove për kategori të ndryshme të qytetarëve, duke e cilësuar këtë veprim si “tentim për blerje vote”.
Në një postim publik, Abdixhiku akuzoi pushtetin për përdorim të mjeteve shtetërore me qëllim elektoral, duke thënë se qeveria po përpiqet të mbulojë “dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve”.
Ai theksoi se qytetarët e Kosovë nuk mund të blihen dhe se e ardhmja e tyre nuk është në shitje. Po ashtu, kritikoi qeverinë për mungesë idesh, projektesh dhe rezultatesh konkrete, duke shtuar se Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë.
Abdixhiku kërkoi hapjen e një “kapitulli të ri” për vendin, ku mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik të jenë politika të qëndrueshme shtetërore dhe jo, siç tha ai, favor elektoral në prag zgjedhjesh.
The post Ndarja e 100 eurove nga qeveria, Abdixhiku: Kosova nuk blihet, kërkohet kapitull i ri zhvillimi appeared first on Euronews Albania.
