“Ndërhyrje hibride ruse mes protestuesve serbë”, diplomati: Kush e orkestroi memorandumin e studentëve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-ambasadori Albert Prenkaj komentoi në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania memorandumin e studentëve serbë, të cilët e cilësojnë Kosovën si “pjesë të patjetërsueshme dhe integrale të Republikës së Serbisë”, duke theksuar se kjo çështje “nuk mund të negociohet”.

Sipas tij, ky memorandum ka në sfond doktrinën e botës serbe dhe ruse, madje mes protestuesve ndërhyrje hibride nga Rusia.

“Rikthimi i këtij memorandumi nuk është i rastësishëm, e ka bazën në doktrinën e botës serbe, që ka në sfond një doktrinë më të madhe dhe të guximshme që është bota ruse.

Unë mendoj se këtu kemi ndërhyrje hibride të Rusisë që kërkon që edhe një herë të rikthejë zgjidhjen e problemit mbi baza etno-nacionale, duke u përpjekur të bëjë revidimin e historisë dhe kufijve të kësaj Evrope politike që tashmë ekziston”, tha Prenkaj.

Studentët serbë, që prej javësh po protestojnë kundër regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiç, të dielën publikuan një memorandum të ri, i cili për nga gjuha dhe tezat kryesore ngjason me Memorandumi e SANU të vitit 1986.

The post “Ndërhyrje hibride ruse mes protestuesve serbë”, diplomati: Kush e orkestroi memorandumin e studentëve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: