Kombëtarja shqiptare ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave në Kampionatin Europian të Socca-s që po zhvillohet në Tiranë pas suksesit me penallti ndaj Francës.
Në një sfidë tepër emocionuese të zhvilluar këtë të shtunë, në orën 12:00, në “Shtëpinë e Futbollit”, djemtë e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko përmbysën disavantazhin prej dy golash, duke barazuar 2-2 falë golave të Oltjon Rrapës dhe Xhuljan Reçit, përpara se të triumfonin nga pika e bardhë, ku hero u bë portieri Berisha, i cili priti tre penallti dhe udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit.
Tashmë vëmendja është përqendruar te sfida ndaj Serbisë, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në “Shtëpinë e Futbollit”, aty ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe mbështetje e madhe nga tifozët shqiptarë.
Shqipëria e mbylli fazën e grupeve me dy fitore dhe një humbje, pasi mposhti Turqinë 5-0 dhe Qipron 1-0, ndërsa u mund 2-3 nga Sllovenia.
The post Shqipëria eliminon me penallti Francën dhe pret Serbinë sot në Tiranë, heroi Berisha çon Kombëtaren në 1/8 e Europianit të Socca-s appeared first on Euronews Albania.
