Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pothuajse gjysma e të rriturve në Shqipëri vuajnë nga hipertensioni, një shifër që tejkalon ndjeshëm mesataren globale.

Alarmante mbetet edhe fakti se vetëm një pjesë shumë e vogël e pacientëve ndjekin trajtimin e duhur për ta mbajtur nën kontroll tensionin e lartë.

I njohur si “vrasësi i heshtur”, hipertensioni shpesh zhvillohet pa simptoma të dukshme, por pasojat që shkakton mund të jenë serioze. Nëse nuk trajtohet në kohë, ai rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, goditje në tru, dëmtime të veshkave, probleme me shikimin dhe komplikacione të tjera të rënda shëndetësore.

Specialistët theksojnë se, përveç faktorëve gjenetikë, ndikim të madh kanë edhe mënyra e jetesës dhe zakonet e përditshme. Jeta sedentare, ushqyerja jo e shëndetshme, konsumimi i tepërt i kripës, duhani dhe alkooli po bëhen shkaktarë kryesorë të rritjes së rasteve, madje edhe tek moshat e reja.

Për të mbajtur tensionin arterial në vlera normale, rekomandohet aktivitet fizik i rregullt, reduktimi i kripës në ushqim dhe një dietë e balancuar. Mjekët bëjnë apel gjithashtu për kontrolle periodike, sidomos në moshat aktive, në mënyrë që hipertensioni të zbulohet dhe trajtohet herët, duke shmangur dëmtimet në organe të tjera jetike.

The post Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: