I ftuar këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milorin, regjisori Qëndrim Riani, regjisor i Teatrit Kombëtar Shqiptar, ka folur për një nga projektet më të rëndësishme kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, krijimin e operës së parë shqiptare.
Ai ka ndarë detaje mbi mënyrën se si lindi kjo nismë, sfidat gjatë realizimit dhe rëndësinë që ka pasur për afirmimin e shqiptarëve në fushën e artit dhe kulturës.
“Historia e operës së parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka qenë një iniciativë, qoftë edhe për të dëshmuar se edhe ne mund të bëjmë diçka. Në atë kohë filloi si ide, dhe më pas, me politika më liberale që udhëhiqnin shtetin e Maqedonisë së Veriut, nisi si një projekt për të realizuar një operë me një ekip që përbëhej nga regjisor, kompozitor dhe libretist shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Ne donim të tregonim se nuk jemi vetëm për valle dhe këngë, por mund të kemi edhe institucione të nivelit më të lartë si opera. Është natyra e kombeve që jemi ballkanas, kemi ende dallime kulturore mes njëri-tjetrit dhe në kulturë ende shpesh shihemi si shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Kjo është një sfidë e madhe”, tha ai.
The post Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë appeared first on Euronews Albania.
