Në një lidhje live nga Beogradi për Euronews Albania, me Esmeralda Mulaj, politikani Djordje Miketiç u shpreh se protesta e së shtunës në Serbi ishte një nga më të mëdhatë që nga rrëzimi i Millosheviçit.
Ai tha se rreth 200 mijë persona u mblodhën në këtë protestë dhe se ishte një protestë paqësore, pavarësisht se pati disa arrestime dhe të lënduar.
“Ishin rreth 200 mijë persona në Beograd, ishte një protestë e mrekullueshme, shumë paqësore dhe shumë njerëz dolën nga shtëpitë dhe u bashkuan me të.
Çfarëdo që të jetë duke ndodhur në Serbi dhe gjërat e këqija që po ndodhin me regjimin, qytetarët janë të lodhur me regjimin.
Më vonë pati disa incidente në Beograd të nxitura nga regjimi përmes disa huliganëve që janë marioneta të tij dhe u përpoqën që përmes akteve të dhunës të zbehin rëndësinë e kësaj proteste.
Pati disa arrestime, disa persona të lënduar, por ajo që duhet të kemi parasysh është pjesëmarrja e madhe prej 200 mijë personash, ndër më të mëdhatë, në mos më e madhja në Serbi që nga rrëzimi i Millosheviçit”, u shpreh ai.
The post “200 mijë protestues në Beograd”, Miketiç: Vuçic u zemërua, nxori në rrugë huliganët appeared first on Euronews Albania.
