Zjarr në një qytet pranë Brukselit, banorët evakuohen për shkak të rrezikut nga tymi toksik

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Banorët e qytetit belg të Tubize, në jugperëndim të Brukselit, u evakuuan për shkak të rrezikut të shpërthimit të bombolave ​​të gazit të ruajtura në një depo tekstili që po digjej, ndërsa autoritetet i paralajmëruan qytetarët të mos dilnin nga shtëpitë e tyre për shkak të përhapjes së tymit toksik.

Kryetari i bashkisë së Tubize, Samuel d’Orazio, i tha radios lokale RTBF se ekzistonte një rrezik serioz për një shpërthim në ndërtesën e përfshirë nga flakët, raportoi Reuters.

“Aktualisht po evakuojmë të gjithë njerëzit nga rruga, pasi ekziston një rrezik i lartë shpërthimi për shtëpitë aty pranë për shkak të bombolave ​​të gazit që ndodhen në ndërtesë”, tha D’Orazio.

Autoritetet bashkiake njoftuan në faqen e tyre të internetit se qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me dyer dhe dritare të mbyllura për të shmangur ekspozimin ndaj tymrave toksikë, të cilët, ndër të tjera, përmbajnë asbest.

Autoritetet e qytetit hapën një palestër sportive për të akomoduar banorët e evakuuar.

Qendra e krizave në Belgjikë e ka zgjeruar paralajmërimin në një zonë më të gjerë në jug dhe perëndim të Brukselit për shkak të përhapjes së tymit toksik.

Sot është festë zyrtare në Belgjikë dhe shkollat ​​në Tubize do të mbeten të mbyllura nesër për shkak të zjarrit.

The post Zjarr në një qytet pranë Brukselit, banorët evakuohen për shkak të rrezikut nga tymi toksik appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: