Jonathan Andic jep dorëheqjen si nënkryetar i Mango-s

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Jonathan Andic, djali i themeluesit të grupit të modës Mango tha të enjten se po jepte dorëheqjen përkohësisht nga posti i nënkryetarit, disa ditë pasi u arrestua si i dyshuar për vdekjen e babait të tij në vitin 2024.

Isak Andic, i cili krijoi markën e rrobave Mango, vdiq në moshën 71 vjeç më 14 dhjetor 2024 pasi ra rreth 150 metra nga një shkëmb në parkun natyror malor Montserrat në veri të Barcelonës. Babë e bir po bënin një shëtitje atje së bashku.

Fillimisht, policia e kishte trajtuar atë si një aksident tragjik që i kishte ndodhur njërit prej individëve më të pasur të Spanjës.

Por këtë javë djali i tij u arrestua kur një gjyqtar në Martorell pranë Barcelonës vendosi se kishte prova të mjaftueshme për ta konsideruar vdekjen e Isak Andic jo aksidentale, me pjesëmarrjen aktive dhe të paramenduar të Jonathan Andic] në vdekjen e babait të tij.

45-vjeçari mbron pafajësinë e tij. Jonathan Andic, fëmija më i madh i themeluesit të Mangos, kishte telefonuar shërbimet e urgjencës, të cilat e nxorën trupin. Ai i tha policisë se kishte qenë duke ecur përpara babait të tij kur dëgjoi zhurmën e shkëmbinjve që rrëshqisnin dhe u kthye për të parë se Isak Andic kishte rënë.

Por brenda disa javësh, hetuesit e morën në pyetje për herë të dytë, këtë herë për tre orë. Disa muaj më vonë, në tetor 2025, ai u vu zyrtarisht nën hetim pasi çështja ishte rihapur.

The post Jonathan Andic jep dorëheqjen si nënkryetar i Mango-s appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: