Rasti i mashtrimeve me subvencionet e BE-së do të jetë nën “mikroskopin” e delegacionit të eurodeputetëve nga Komiteti i Kontrollit Buxhetor që mbërrijnë të martën në Athinë.
Vizita e eurodeputetëve do të zgjasë deri më 28 maj me qëllim hetimin e ankesave në lidhje me subvencionet, si dhe vlerësimin e masave korrigjuese që janë ndërmarrë.
Kjo vizitë zyrtare vjen në 24 orët ku janë arrestiar 20 persona në Kretë dhe 17 në Selanik, të cilat kanë mbledhur në mënyrë të paligjshme miliona euro nga subvencionet nga OPEKEPE.
Eurodeputetët e CONT do të takohen me Ministrin e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Margaritis Schinas, si dhe me zyrtarët përgjegjës për subvencionet bujqësore, të ardhurat publike, transparencën dhe kontrollet.
Ata do të bisedojnë gjithashtu me përfaqësues të sektorit bujqësor, gazetarë dhe palë të tjera të interesuara.
Delegacioni i Komisionit, i udhëhequr nga Tomas Zdechovsky, përfshin gjithashtu Monika Hohlmeier, Lucia Annunziata dhe Rasmus Nordqvist.
Në fund të vizitës, më 28 maj në orën 12:00, delegacioni do të mbajë një konferencë për shtyp në Zyrën Ndërlidhëse të Parlamentit Evropian në Athinë.
The post Mashtrimet me subvencionet bujqësore të BE, 17 të arrestuar në Selanik! Delegacioni i eurodeputetëve sot në Athinë appeared first on Euronews Albania.
