Zbulohet thesari i drogës i Messina Denaros, sekuestrime me vlerë 200 mln euro! 3 arrestime në Itali

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një operacion ndërkombëtar antimafia që synonte asetet e lidhura me bosin e mafias Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro rezultoi në sekuestrime me vlerë mbi 200 milionë euro dhe tre arrestime.

Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Distriktit të Palermos dhe i kryer nga Policia Financiare e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza, rezultoi në ekzekutimin e një urdhri paraburgimi kundër tre personave dhe sekuestrimin e aseteve, kompanive dhe aseteve financiare me vlerë mbi 200 milionë euro.

Hetimet zbuluan një skemë komplekse të pastrimit të parave, ku fondet kalonin përmes dhjetëra shoqërive tregtare për të humbur gjurmët e origjinës së tyre.

Sipas hetuesve, fondet janë të lidhura me aktivitetet kriminale të dekadave të kaluara dhe me rrjetin financiar të ndërtuar nga ish-bosi Matteo Messina Denaro, i cili për vite me radhë drejtoi strukturat e mafies siciliane.

Paratë e përshkruara si “thesari i drogës”, ishin shpërndarë në kompani të ndryshme në nëntë vende të ndryshme në Andorra, Gjibraltar, Ishujt Kajman, Luksemburgu, Zvicër, Liban, Monak dhe Spanjë.

The post Zbulohet thesari i drogës i Messina Denaros, sekuestrime me vlerë 200 mln euro! 3 arrestime në Itali appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: