Policia hungareze miratoi mbajtjen e Paradës së Krenarisë më 27 qershor në Budapest, një ngjarje që u ndalua vitin e kaluar.
Parada u ndalua vitin e kaluar nga qeveria e kryeministrit të atëhershëm Viktor Orbán, por që kur Peter Magjar u zgjodh kryeministër me një fitore dërrmuese në zgjedhjet e muajit të kaluar, udhëheqësi i ri ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për barazinë dhe lirinë e tubimit, shkruan Guardian.
Organizatorët e Budapestit Pride informuan policinë këtë javë për qëllimin e tyre për të mbajtur edicionin e 31-të të marshimit më 27 qershor dhe thanë se nuk kishin dyshim se eventi do të mbahej, veçanërisht pasi Gjykata Supreme e BE-së vendosi që ligji anti-LGBTQ+ i Orbán-it i vitit 2021, i cili u ndryshua vitin e kaluar për të shërbyer si bazë për ndalimin e Paradës, ishte diskriminues dhe në shkelje të rregullave të BE-së.
“Pas vitit të jashtëzakonshëm 2025, ne besojmë në bashkëpunimin e autoriteteve dhe pranimin e tubimit nga ana e tyre”, thanë organizatorët e Paradës së Krenarisë në Budapest në një deklaratë.
Policia njoftoi se kishte dhënë miratimin për marshimin, duke shtuar se nuk kishte dalë asnjë arsye për ndalimin e tubimeve.
The post Policia hungareze miraton mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest appeared first on Euronews Albania.
