Rumania mbyll konsullatën ruse në Konstancë, konsulli shpallet persona non grata

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti rumun Nikušor Dan njoftoi sot se Konsulli i Përgjithshëm i Rusisë në Konstancë është shpallur person i padëshiruar dhe se konsullata do të mbyllet, duke theksuar se rrëzimi i sotëm i dronit është incidenti më i rëndë i sigurisë në Rumani që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Dan e tha këtë në një konferencë për shtyp pas një takimi të Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare.

“Përgjegjësia e plotë i takon Federatës Ruse, sjellja e së cilës tregon mungesë të plotë respekti për të drejtën ndërkombëtare dhe sigurinë e qytetarëve të një shteti anëtar të NATO-s ”, tha Dan, raporton “The Guardian”.

Dan theksoi nevojën për bashkëpunim me NATO-n në forcimin e mbrojtjes së krahut lindor të Aleancës.

“Rumania është një aleat i fortë dhe nuk do të pranojë që agresioni rus kundër Ukrainës të kërcënojë sigurinë e qytetarëve rumunë ”, tha presidenti rumun.

Ai tha gjithashtu se derisa Rumania të përmirësojë mbrojtjen e saj ajrore, ajo ka marrëveshje me aleatët e NATO-s sipas të cilave pajisje të caktuara mund të devijohen në Rumani dhe të vendosen atje, raporton Reuters.

The post Rumania mbyll konsullatën ruse në Konstancë, konsulli shpallet persona non grata appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: