Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dy automjete u përplasën kokë më kokë në fshatin Fshat të Klosit mesditën e sotme. Aksidenti ndodhi në afërsi të rreth-rrotullimit të që ndan rrugën e Arbrit me rrugën lidhëse të Matit.
Mjeti tip Benz GL lëvizte në drejtim të Klosit ndërsa ai Ford në drejtim të Tiranës. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale ndërsa policia pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar nga lagështia në rrugë, ndërsa dyshohet që të ketë patur edhe vaj në asfalt që stimulon rrëshqitjen.
The post Aksident në Klos, “Benzi” përplaset me “Fordin”, shkak lagështia në rrugë appeared first on Lapsi.al.
