Arbnor Muja i hap rrugën fitores 3-1 të skuadrës së tij në Turqi!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Arbnor Muja shënon gol në Superligën turke. 25-vjeçari ka shënuar golin e barazimit në sfidën ndaj Adana Demirspor, takim që u fitua nga Samsunspor me rezultatin 3-1.

Ky ishte goli i dytë sezonal për Mujën në kampionatin turk, në 8 paraqitje me fanellën e Samsunspor.

Duhet theksuar se Muja nuk është grumbulluar më në kombëtaren shqiptare, që nga nëntori i vitit të kaluar. Ishte Silvinjo ai që grumbulloi për herë të parë anësorin sulmues në skuadrën kuqezi, por tashmë Muja duket se është lënë në “harresë”.

The post Arbnor Muja i hap rrugën fitores 3-1 të skuadrës së tij në Turqi! appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *