Shkak uji i kontaminuar, disa banorë shfaqen me shenja helmimi në Dibër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjatë natës së mbrëmshme deri më tani tani në urgjencën e spitalit Rajonal Dibër janë paraqitur rreth 15 raste ndërsa në pediatri rreth 10 raste me të njëjtat simptoma dhimbje barku dhe të vjella.

Zona nga ato vijnë furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Saponikës, ndaj dyshimet kryesisht janë tek kontaminimi i ujit të pijshëm.

Rreth 30 banorë të fshatrave Kastriot, Vakuf, Fushë Alie në Dibër, u paraqitën dje në spitalin e Dibrës me shenja helmimi, ndërsa situata po shkon drejt normalizimit.

Nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë marrë mostrat e ujit dhe kanë dalë analizat e para, ato mikrobike, të cilat kanë dalë pa ngarkesa. Ditën e sotme pritet të vijë përgjigjja e analizave bakterologjike të çuara për analizim në laboratorin kombëtar në Tiranë.

The post Shkak uji i kontaminuar, disa banorë shfaqen me shenja helmimi në Dibër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *